Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në rrugën Levan-tepelenë, humb jetën një person e plagosen 2 të tjerë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Levan-Tepelenë, ku si pasojë ka humbur jetën një person ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Gurorja e Kremenarit ndërsa në aksident janë përfshirë një furgon dhe një automjet Mercedes-Benz. Policia në vendngjarje po heton për zbardhjen e aksidentit të rëndë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur ‘Gurorja e Kremenarit’ janë përplasur automjeti tip ‘Benz’ me automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *