Templates by BIGtheme NET

Do futeshin 762 kg produkte të skaduara, bllokohen në doganën e Morinës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar 762 kg produkte ushqimore në pikën Doganore të Morinës, të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit.

Aksioni i AKU është kryer nga Drejtoria e Kukësit, e cila pasi ka bërë inspektimin e produkteve (yndyrë gatimi, majonezë, ketchup dhe xhel karameli) ka konstatuar se ato nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it, datën e prodhimit dhe skadencës.

Madje produkti ‘yndyrë gatimi’ (sasia 192 kg) në etiketë kishte të shënuar ‘preferohet të përdoret para datës 30.03.2016’, ndërkohë që në ambalazhin e saj (kapaku i kutisë plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.

Gjithashtu produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.

Ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe pretendohej për ri-eksport në Shqipëri.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, DRAKU Kukës nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me produktet ushqimore jashtë afatit të përdorimit u kthye në vendin e origjinës.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*