Templates by BIGtheme NET

Franca mund të bllokojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Njoftimin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebbok, shkruan Lajmi.net.

Haradinaj e falenderoi Heldt për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës

“Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, me të cilin biseduam për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërsa sipas mediave në Kosovë, Franca është shprehur kundër liberalizimit të vizave me Kosovën.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë që i jepet në takimin e Parisit për marrëveshjen me Serbinë.

Përveq kësaj, Kosova pret që në takimin e Berlinit të marrë përfundimisht dritën e gjelbër për heqjen e vizave.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto