Templates by BIGtheme NET

Griezmann konfirmon largimin nga Atletico Madrid përmes një videoje: Faleminderit për gjithçka!

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka njoftuar se do të largohet pas pesë vjetësh nga skuadra në fund të këtij sezoni.

Edhe Atletico Madrid ka publikuar një njoftim të shkurtër, ku shkruhet se Griezmann i ka bërë të ditur klubit se dëshiron të largohet. Pritet që transferimi i tij te Barcelona pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Sulmuesi nëpërmjet një videoje u ka thënë lamtumirë tifozëve: “Kanë qenë pesë vite të pabesueshme. Faleminderit shumë për gjithçka, do t’ju kem gjithmonë në zemër.”



Sipas “BBC Sport”, Barcelona është gati të paguajë 120 milionë euro të prishjes së kontratës së kampionit të botës pasi ai ka informuar klubin për dëshirën për t’iu bashkuar katalanasve.

Francezi ka shënuar 133 gola në 256 paraqitje për Atletico që kur u bashkua në vitin 2014. Ai ka fituar Europa League, Superkupën Spanjolle dhe Uefa Supercup gjatë kohës së tij në Atletico dhe ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në secilën prej pesë sezoneve të fundit.

Griezmann hodhi poshtë një ofertë nga Barcelona vitin e kaluar dhe zbuloi procesin e tij të mendimit në një dokumentar të quajtur ‘Vendimi’.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto