
Valdrin Pjetri dhe Çesk Millja
Gjatë ditës së sotme është liruar nga detyra prefekti i Shkodrës, Valdrin Pjetri, pasi do të garojë për kryetar bashkie në këtë qytet.
Vendin e tij e ka zënë prefekti i ri i qarkut Çesk Millja.
Mirëpo, ky i fundit nuk është emër i panjohur për prefekturën e Shkodrës, pasi në vitin 2017 u emërua nga kryeministri Rama në krye të saj dhe u largua për shkak se do të ngarkohej në një pozicion të rëndësishëm.