Templates by BIGtheme NET

Pas orës “Atlantic”, Gjuzi tregon celularin 7 mijë euro të Partisë Konservatore

Pas orës “Atlantic” deputeti i sapo futur në Parlament Kujtim Gjuzi ditën e sotme ka treguar se posedon një celular të tipit “Vertu” që kushton rreth 7 mijë euro.

Sipas Gjuzit, celulari është i Partisë Konservatore.

“Telefoni që ke, në mos gaboj është Vertu?”, e pyeti gazetari Fevziu në “Opinion” duke shtuar “mesa di unë kushton mbi 10 mijë euro”.

“Po”, u përgjigj Gjuzi, “nuk kushton aq, kushton 7,000 euro. Por është telefoni i Partisë Konservatore”.

“Celulari është kuq e zi, është porosi e veçantë”, shtoi Gjuzi, teksa e ngriti me krenari telefonin në ajër.

Telefonat Vertu janë ndër më të shtrenjtët në botë, modelet e lyer me ar mund të shkojnë 7 deri në 10 mijë euro. Por disa modele të tjera me diamante arrijnë edhe vlerën marramendëse të 100 mijë euro.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto