Templates by BIGtheme NET

Princi William dhe Kate e takojnë më në fund Archie-n

Duka dhe dukesha e Kembrixhit më në fund e kanë takuar nipin e tyre Archie. “Daily Mail” shkruan se princi William dhe Kate Middleton e kanë takuar dje foshnjën e princit Harry dhe të Meghan Markle, për herë të parë. Më shumë se një javë pas lindjes.

Takimi sipas mediat britanike ishte privat dhe pa praninë e fotografëve.

Archie, i cili është i shtati në radhë për fronin, ende nuk e ka takuar as gjyshin e tij princin Charles.

Mbretëresha Elisabeth II, Princi Filip dhe nëna e Markle Doria Ragland, janë të parët që e kanë takuar foshnjën mbretërore.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto