Templates by BIGtheme NET

Kryemadhi për VOA-n: Për krizën duhet pakt kombëtar, Rama s’mund të ofrojë zgjedhje të lira

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar se duhet një pakt kombëtar për daljen nga kriza e thellë ku ndodhet vendi.

Ajo tha se kryeministri Rama i ka kapur të gjitha pushtetet dhe se nuk mund të ofrojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Kryemadhi ishte e ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington ku tha ndër të tjera se përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës vërtetuan edhe njëherë manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017.

“Janë përdorur paratë e krimit të organizuar për të vjedhur votat. Dosja 339 flet për vjedhje votash dhe nuk ka asnjë që të ketë shkuar para gjykatës. Djegia e mandateve është bërë për shkak të situatës politike, pasi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë. Rama e ka kapur reformën në drejtësi, të cilën edhe LSI e ka mbështetur. Nën emrin e të ashtuquajturës reformë, kryeministri ka kapur pushtetet, Rama ia ka hequr të drejtën shqiptarëve të kenë institucione të padrejta. Më 2017 u përdorën paratë e krimit për të vjedhur votat. Ne kemi mësuar gjithçka falë investigimit të Zërit të Amerikës. Pra, Prokurorët janë larguar nga dosja 339. Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Unazën e Re, për të grabitur 20 milionë euro për 2 kilometra rrugë. Unë nuk kam pasur asnjë gjë në dorë, dhe sigurisht që të gjithë partitë kanë faj për këtë situatë ku ndodhemi. Sot në radhë të parë duhet të heqin dorë nga pushteti që duan.  Partitë duhet të flasin për një pakt kombëtar për të shkuar më tej në hapat për në BE.” – tha Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se LSI ka dhënë ndihmën e saj në forcimin e institucioneve shtetërore ndërsa bëri përgjegjëse për krizën në të cilën ndodhet vendi gjithë klasën politike në vend, duke përfshirë edhe veten e saj.

Ndërsa lidhur me protestat Kryemadhi tha se LSI dënon çdo lloj dhune.

“E gjithë klasa politike është shkaktare e kësaj situate. Kemi mbyllur sytë dhe gojën disa herë. Sot në rradhë të parë, duhet të heqim dorë nga pushteti. Flasim për korrupsionin, por nuk flasim për një tjetër rrezik. Mbetja jashtë projektit të Bashkimit Europian. Dënojmë do lloj dhune, edhe ndaj policisë , edhe ndaj qytetarëve. Sot problem është fenomeni, jo institucionet. LSI do ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Duhet të mbyllim tranzicionin. Jemi vendi i fundit. Po zvarritemi në një rrugë pa drejtimin e duhur.” – shtoi ajo.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto