Kuvendi ka rrëzuar me 79 vota dekretin e presidentit Meta për vetingun në polici.
Kreu i Shtetit e kishte kthyer projektligjin për vetingun në polici duke argumentuar shkeljet që kishte gjetur aty.
Ndërkohë në fjalën e tyre në Kuvend në seancën e sotme, kreu i grupit parlamentar, Balla dhe ministri i Brendshëm, Lleshi thanë se vetingu në polici duhej sa më shpejt dhe mbrojtën projektligjin e paraqitur më herët nga socialistët.