Templates by BIGtheme NET

Soros monitoron Reformën në Drejtësi, por a është në konflikt interesi?

Fondacioni Soros po monitoron Reformën në Drejtësi që u miratua me votat e 140 deputetëve të Kuvendit në Korrik të vitit 2016.

Ky process ka nisur kohë më parë dhe në vijim të tij, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Soros, Andi Dobrushi, së bashku me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi e dekanin e Juridikut, Artan Hoxha, të cilët kanë bashkëpunuar më herët me Fondacionin Soros , kanë zhvilluar një takim me studentët e fakultetit publik të Drejtësisë në Tiranë.

“Në  kuadrin e Projektit “Monitorimi i Reformës në Drejtësi”, në ambientet e FDUT-së  u organizua një forum me pedagogë dhe studentë  në lidhje me çështje të rëndësishme si impakti, i deritanishëm, i  Reformës në Drejtësi në respektimin e të drejtave të qytetarëve; Ngritja dhe funksionimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë; Ngritja dhe funksionimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Cilat  janë  sfidat dhe pritshmëritë e këtij procesi; Reforma në Drejtësi në respektimin e të drejtave të qytetarëve, apo  aksesi i individit në organet e drejtësisë.” – thuhet në postimin e Fondacionit Soros në llogarinë e tij në Instagram.

Reforma në Drejtësi, është konceptuar, organizuar dhe zbatuar nga Fondacioni Soros. Një paketë me mijëra e-maile dhe dokumente të brendshme të këtij fondacioni u publikuan në muajt Gusht-Shtator 2016.

Këto dokumente zbuluan se rrjeti Soros kishte hartuar një strategji të detajuar mbi reformën në drejtësi në Shqipëri dhe strategjia ishte gati që prej vitit 2013.

Kjo u pranua publikisht edhe nga kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, në një deklaratë në muajin dhjetor të vitit 2015, ku tha: “Asgjë nuk do ishte e mundur pa ndihmën e Fondacionit Soros”.

Reforma në drejtësi është projekti i Fondacionit Soros dhe monitorimi i saj po bëhet po nga Fondacioni Soros.  A është ky fondacion në konflikt të pastër interesi?

/Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto