Templates by BIGtheme NET

Trump habitet kur sheh veten në çorapet e guvernatorit të Luizianës (FOTO)

Presidenti amerikan Donald Trump është surprizuar kur u mirëprit nga guvernatori i Luizianës, Billy Nungesser, i cili mbante veshur çorape me fytyrën dhe flokët e tij.

Çorapet  të prodhuara nga “Gumball Poodle”, janë në shitje në Amazon ku përshkruhen si “çorape të Donald Trump me flokë të butë dhe luksoze që mund t’i stiloni, krihni, kapni dhe ngacmoni. Ndryshoni stilin e presidentit sipas humorit tuaj”.

Trump udhëtoi në Luiziana, ku vizitoi një fabrikë të eksportit të gazit natyror të lëngëzuar, për të diskutuar mbi infrastrukturën energjetike të vendit dhe eksportet e energjisë nga SHBA-ja.

Vizita e presidentit në shtetin jugor të SHBA-së vjen në mes të një lufte tregtare me Kinën.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto