Templates by BIGtheme NET

U mbyll në banesë dhe qëllonte veten me thikë, shpëtohet i riu nga Patosi

Policia ka arritur të shpëtojë të riun që ishte mbyllur në banesë duke plagosur veten me thikë.  30-vjeçari Neli Xhelaj, është nxjerrë nga banesa pas katër orë negociatash dhe është shoqëruar për të marrë ndihmën mjekësore.

Në orët e para të mëngjesit, Xhelaj si pasojë e depresionit është mbyllur në katin e gjashtë të pallatit ku jeton, ndërsa ka qëlluar veten me thikë në pjesën e kraharorit.

Ai është mbyllur brenda banese rreth orës 06:00 të kësaj të enjteje.

Policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes dhe nisën negociatat me 30-vjeçarin për ta bindur të dalë nga banesa dhe të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto