Templates by BIGtheme NET

Vasili reagon ndaj Hahn: Falenderojmë komisionerin që nuk e dëgjon njeri, protestat nuk prishin imazhin

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryekomisionerit Evropian Johanes Hahn i cili deklaroi se imazhi i Shqipërisë po prishet nga protestat e dhunshme të opozitës.

Sipas Vasilit, Hahn nuk e dëgjon njeri. Por Shqipëria ka tregues të këqinj të evidentuara nga shumë institucione të tjera të huaja.

Postimi i plotë:

Falënderim i përzemërt për Komisionerin Hanh, qe nuk e dëgjon njeri!

Sot Komisioneri Hanh tha se imazhi i Shqipërisë pengon hapjen e negociatave.

Duke e falënderuar komisionerin Hanh lind pyetja: 
Po vjet qe rekomandimi i bere nga Hanh dhe Mogerini ishte shume pozitiv dhe opozita shqiptare nuk i kishte djegur mandatet, bile ndaloi edhe protestat për hir te hapjes se negociatave, përse ato nuk u hapen??

Unë e falënderoj Hanh për rekomandimin e shkruar aq mire sa as vete qeveria e Rames s’do mund ta bënte dot, por halli është gjetke.
Vendet anëtare pavarësisht raporteve te ca ambasadave, dëgjojnë shume dhe me vëmendje te madhe edhe mediat ane e mbanë botës, që shkruajnë te vërteta tronditëse për Shqipërinë.
Vendet anëtare lexojnë edhe Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit, që thotë se ” Shqipëria është bere baze operacionale e krimit te organizuar për SHBA, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Evropën.
Vendet anëtare lexojnë edhe raportin e Transparence Internacional ku Shqiperia zbret tete shkalle poshte per korrupsionin galopant dhe endemik,lexojne e raportin e Reportereve pa Kufi per renien poshte e me poshte me 8 vende te lirise se medias dhe kapjes se saj nga qeveria
Une e falenderoj serish Komisionerin Hanh per vleresimet e tij per reformen ne drejtesi,por e gjithe bota e di qe Shqiperia eshte pa Gjykate Kushtetuese,qe Prokurorja e Pergjithshme u zgjodh me 69 vota ne dhunim te Kushtetutes se miratuar me 140 vota,qe KLGJ dhe KLP u mbushen ne menyre antiligjore me njerez te qeverise,bashkepuntore sigurimi,falsifikues dokumentash,fshehes taksash aq sa edhe ONM i kontestoi publikisht.
Une pres te shoh se si u perdoren dhe po perdoren dhjetra milione euro te dhena nga BE per reformen ne drejtesi dhe pse gjithe keto miliona nuk prodhuan rezultate, por kaos dhe mosbesim te madh te shqiptareve te drejtesia e re.
Une serish e falenderoj komisionerin Hanh per pikturen me ngjyra shume te qeshura te Shqiperise se veshur me ngjyra teper te zymta.

E falenderoj edhe per rekomandimin e trete radhazi per hapjen e negociatave,rekomandim qe edhe qeverine e la me goje hapur per pozitivitetin pakufi.

E falenderoj serish per gjithshka komisionerin Hanh,por kete here jam i kapluar nga deshperimi, qe ate nuk e degjon më njeri.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*