Vendosni fjalën kyçe....

Guardiola rinovim prej “sheiku” me Man.City, 115 milionë euro për 5 vjet


Nga Anglia vijnë lajme të rëndësishme për merkaton, e mbi të gjitha atë të trajnerëve: kush është i interesuar për Guardiola bën mirë të shohë në një tjetër drejtim. Tekniku spanjoll ka gjetur akordin ekonomik për të rinovuar me Manchester City. Një goditje KO për shpresat e Andrea Agnelli, që kohët e fundit ëndërronte Guardiola për të zëvendësuar Massimiliano Allegri.

Pep do të mbetet kështu në Premier sepse, si shkruan The Sun, Citizens janë gati ta mbulojnë me ar. Gjithcka e kryer për zgjatjen e kontratës për 5 vjet të tjera me 115 milionë euro, ose më saktë dicka më shumë se 22 milionë në sezon. Pagesë e përmirësuar, me më shumë se pesë milionë, për trajnerin që rishkroi historinë e klubit përmes triumfeve.

Nuk shqetëson Sheikh Mansour as fakti që Uefa mund të përjashtojë City nga kompeticioni i ardhshëm i Champions League. Guardiola mbetet dhe City shkon përpara, në kohën kur të gjithë skuadrat që ëndërronin, duhet të zgjohen dhe të shohin realitetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *