Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka udhëtuar nga Prishtina drejt Durrësit, ku është takuar me presidentin e Republikës Ilir Meta. Ky i fundit Meta ka ndarë një foto me Haradinajn në rrjetet sociale, ku tregon se për çfarë kanë diskutuar.
“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane.”, shkruan Meta.
Ky takim është zhvilluar pasditen e djeshme.
Edhe kryeministri i Kosovës ka bërë një koment lidhur me këtë takim.
“Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Në Shqipëri ndodhet edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.