Vendosni fjalën kyçe....

“Mbreti ka nevojë të pushojë” – Shokët e skuadrës filmojnë Salah teksa fle përtokë (Video)


Sulmuesi egjiptian, Mo Salah, bëri një tjetër sezon të mirë te Liverpuli pavarësisht se dështoi të fitonte titullin kampion që mungon te ekipi anglez prej më shumë se 20 vjetësh.

Sulmuesi dhe lojtarët e tjerë të Liverpulit janë nisur drejt Spanjës ku do përgatiten për finalen e Ligës së Kampionëve që luhet në Madrid në datën 1 qershor.

Ai është filmuar nga shokët e skuadrës duke fjetur gjumë në aeroplan, ndërsa Alex Oxlade-Chamberlain, i cili e filmoi komenton duke thënë se edhe mbreti egjiptian ka nevojë të pushojë.

Videoja u postua në rrjetet sociale dhe u shpërnda me shpejtësi. Sulmuesi zgjohet nga zhurmat dhe ngre kokën duke buzëqeshur dhe më pas shtrihet të flejë sërish.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *