Vendosni fjalën kyçe....

Përmendet ish-zv.Kancelari austriak, çfarë shkruan për videon e publikuar


Ish- zv.Kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, është përmendur sërish pas publikimit të videos që shkaktoi tërmet në politikën austriake.

Fillimisht Strache dha dorëheqjen dhe pas tij edhe kancelari Kurz, i cili shpalli zgjedhje të parakohshme që do mbahen në vjeshtë.

Politikani i ekstremit të djathtë kishte heshtur për ditë me radhë pas publikimit të videos në Ibiza të Spanjës ku pretendohet se ai po bënte pazar me mbesën e supozuar të një oligarku rus për zgjedhjet në Austri.

Pas kësaj një pjesë e mirë kolegësh u larguan prej tij duke e vënë në pozitë tejet të vështirë.

Por së fundmi Strache ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook. Ai shkruan:

Ne do i gjejmë mbështetësit dhe organizatorët e videos së krijuar në mënyrë kriminale dhe që u shërbejnë fushatave të ndyra ndërsa jam i bindur se nuk kam bërë asgjë të gabuar. Po luftoj për këtë.”

Videoja e publikuar shkaktoi jo pak probleme për partinë e ekstremit të djathtë në Austri, në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *