Vendosni fjalën kyçe....

Politikani britanik spërkatet me “milkshake” nga qytetari (VIDEO)

Kreu i Partisë së Brexit në Britani, Nigel Farage, është përballur me një incident gjatë një takimi të fushatës së tij, përpara zgjedhjeve evropiane.

Siç shkruan “BBC“, Farage sapo kishte dhënë një fjalim të shkurtër në Newcastle dhe nisi një ecje nëpër qytet, kur u ndesh me një burrë që i derdhi atij në rroba një pije “milkshake”.

32-vjeçari që e sulmoi politikanin, Paul Crowther, tha për mediat se ishte një milkshake me banane dhe karamel.

Crowther u arrestua dhe po mbahet në paraburgim. Ai tha për mediat: “Nuk e dija se ai ishte në qytet, kur e pashë mendova se ky është shansi im i vetëm. Është e drejtë të protestosh kundër njerëzve si ai. Epidemia dhe racizmi që ai solli në këtë vend janë shumë më të dëmshme se sa një milkshake mbi atë”.

Duke qëndruar në pranga, Crowther tha se nuk ishte i penduar për veprimet e tij madje duke shtuar se kishte një qëllim të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *