Vendosni fjalën kyçe....

Robert De Niro e tepron me deklaratat “Fu*k Trump”, publiku e kundërshton me “Booo” (VIDEO)


Aktori Robert De Niro e ka tepruar pak me deklaratat publike kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe fansat nuk janë të kënaqur me të.

Në një fjalim të djelën në Beverly Hills, De Niro u përball me thirrjet “Booo” nga turma.

“Ju nuk mendonit se do të largoheshit nga këtu pa një moment ‘Fu*k Trump’, apo jo?

Individi që aktualisht pretendon të udhëheqë Amerikën nuk është i denjë për asnjë vlerësim. Vetëm nëse konsideroni fajësimin dhe burgosjen e tij si një lloj vlerësimi. Tani kjo është se si mund ta bëni Amerikën të madhe përsëri. “, tha De Niro.

Fjalët e tij u pritën me të qeshura dhe duartrokitje nga një pjesë e publikut, por edhe me “Booo” nga pjesa tjetër. Ndryshe nga sa mendonte De Niro, këtë radhë fjalimin e tij nuk e mbështetën.

Sidomos kur vazhdoi me fjalët: “Unë do ta them këtë – Fu*k Trump! Nuk është më “Poshtë Trump”, është Fu*k Trump! “

De Niro e ka kaluar pjesën më të mirë të dy viteve të fundit duke u bërë e titujve të gazetave, për shkak të shpërthimeve të tij publike dhe të ngarkuara politikisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *