Templates by BIGtheme NET

Thaçi e Rama takohen në Tiranë, diskutojnë për samitin e Parisit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Tiranë, ku është takuar me kryeministrin Rama.

Njoftimin e ka bërë vetë kreu i shtetit të Kosovës, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Thaçi shkruan se me Ramën ka diskutuar situatën politike në Kosovë si dhe përgatitjen për samitin e Parisit në muajin korrik.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit.”, shkruan Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto