Templates by BIGtheme NET

Conte fiton betejën ligjore, Chelsea i detyrohet më shumë para

Antonio Conte fiton betejën e gjatë ligjore me Chelsean. Klubi londinez është i detyruar që t’i paguajë trajnerit italian 11.3 milionë euro, si dëmshpërblim për shkarkimin nga detyra gjatë verës së kaluar, duke konfrimuar kështu lajmin e publikuar më parë nga “Times”.

Në vitin 2017, Conte dhe drejtuesit e Chelseat arritën një akord për rinovimin e kontratës mes tyre, duke përfshirë në të edhe penalitete të forta në rast shkarkimi të teknikut.

Kjo ndodhi me Chelsean, që pretendoi se shkarkimi i tij u bë për shkaqet e duhuara. Por në fund, gjykata i dha të drejtë Antonio Contes, i cili drejtoi “Blutë” e Londrës për dy sezone duke fituar titullin kampion në Premier League në sezonin 20162017 dhe Kupën e Anglisë në 2018-n.

Gjatë atyre dy sezoneve, Conte krijoi një raport të shkëlqyer me tifozerinë e Chelseat, por jo me drejtuesit e klubit londinez.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto