Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës ka krijuar portalin i cili përmban informacion për të gjitha vendet historike kulturore dhe arkeologjike në Shqipëri.
“CultureTicket Albania” përmban informacion të detajuar për vendet historike, një përshkrim rreth tyre, vendndodhjen e tyre, orarin e hapur për vizita si edhe çmimin e biletave.
Në të janë të renditura të gjitha “sitet” arkelologjike, muzetë apo kalatë në të gjithë Shqipërinë.
Ky portal lehtëson për të gjithë të vizitorët kërkimin për vendodhjet të turizmit kulturor.
Portali është i aksesueshëm në dy gjuhë, shqipe dhe anglisht.