Vendosni fjalën kyçe....

Daçiç mes bombardimeve në Somali: Ne jemi mësuar!


Në kohën kur ndodhi sulmi me bombë në pallatin presidencial në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ministri serb Ivica Daçiç ndodhej në një takikm me presidentin e vendit.

Dadiç ka shpëtuar mirë nga sulmi që vrau ish-ministrin e jashtëm të Somalisë. “Ne (këtu në Somali) mezi mbijetuam . Një makinë bombë ishte përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”, tha Daçiç.

“Ne jemi mësuar të bombardohemi,” tha Daçiç, ndërsa shtoi se presidenti i Somalisë i tha atij se të tjerë nga Perëndimi do të kishin ikur nga frika, sikurse shkruan “Blic“.

Kreu i diplomacisë serbe shtoi se nuk kishte evakuim të stafit dhe të të ftuarve në pallatin presidencial.

Të paktën nëntë persona rezultojnë të kenë kanë humbur jetën, përfshirë këtu ish-ministrin e Jashtëm të Somalisë, Hussein Elaba Fahia, i cili është këshilltari i presidentit aktual të Somalisë. Sulmi dyshohet se është kryer nga terroristët e al-Shabab, të lidhur me al-Kaedën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *