Vendosni fjalën kyçe....

Meta shtron iftar dhe jep mesazhe edhe për politikën


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shtruar iftar për muajin e shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Në fjalën e mbajtur, kreu i shtetit përcolli mesazh edhe për politikën, ku kërkoi që ajo të jetë më reflektuese dhe të lërë mënjanë arrogancën.

I uroj çdo besimtari urime për Muajin e Ramazanit. Muaji i Ramazanit është një muaj i rëndësishëm për të dhënë mesazhin e vëllazërisë. Populli ynë nuk e humbi besimin, edhe në kohën e diktaturës. Këtë muaj duhet që të jemi në krah me të pamundurit, të atyre që kanë më shumë nevojë.

Në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për zemrat krenare, aq më tepër për arrogancë. Gjatë këtij muaji politika duhet të jetë më reflektuese. Besimi dhe veprat e mira me të tjerët duhet të jenë në përparësi. Le të shpresojmë se Ramazani të na gjejë sa më mirë, duke vlerësuar lart vlerat më të mira morale dhe qytetare”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *