Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i PSG-së nën akuzë për korrupsion? Dyshohet se pagoi ryshfet për Botërorin e Katarit


Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, është akuzuar për korrupsion lidhur me vendimin për dhënien e organizimit të Botërorit 2022, Katarit.

Sipas mediave britanike, bosi i klubit francez është ende duke u hetuar, por kjo gjë është hedhur poshtë nga avokatët e tij.

Sipas mediave, Al Khelaifi, ka paguar një shumë prej 3.1 milionë eurosh në favor të Lamine Diack, ish-presidenti i Federatës së Atletikës, por sipas avokatit, Francis Szpiner, kjo është diçka e pabazuar.

“Emri i Al Khelaifit nuk del në asnjë dokument dhe akuzat nuk janë bazuara në asnjë fakt.” – deklaroi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *