Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria nis grumbullimin për Islandën e Moldavinë, rikthehet Abrashi


Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, nuk e ka bërë ende publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor, ndërsa 3 ditë më vonë Shqipëria pret Moldavinë në Elbasan.

Ekipi është grumbulluar si përherë në Durrës ndërsa lojtarët kanë filluar të vijnë njëri pas tjetrit tashmë që në shumicën e kontinentit kampionatet kanë përfunduar.

Reja nuk e ka bërë ende të ditur listën megjithatë disa emra kanë nisur të dalin siç janë rikthimi i Abrashit, apo thirrja e Kastriot Dermakut.

Lista përfundimtare pritet të publikohet më 27 maj në konferencën për shtyp që Reja do japë pak ditë para ndeshjes së tretë në grup, asaj ndaj Islandës. Deri tani Shqipëria ka një humbje me Turqinë dhe një fitore me Andorrën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *