Templates by BIGtheme NET

Shqiptari Erolld Musliu emërohet në krye të Shërbimit Informativ maqedonas

Presidenti i sapoemëruar i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka emëruar në krye të Agjensisë së Zbulimit të vendit, pas një prërvoje disa vjeçare në Agjensinë e Sigurisë Kombëtare, shqiptarin Erolld Musliut.

Ky emërim nga presidenti Pendarovski ka ngjallur reagimi nga partia shqiptare e koalicionit qeverisës, BDI-ja. Partia e Ali Ahmetit ka kërkuar nga Pendarovski që të korrigjojë vendimin.

‘Vendimi i djeshëm na ka shqetësuar të gjithëve dhe ka vendosur hije në një ditë kur parlamenti ka miratuar reformën për shërbimet e inteligjencës. Informacionet tona janë se ky vendim është marrë në bazë të mungesës së informacioneve dhe jo me ndonjë qëllim të keq nga presidenti. BDI-ja vlerëson se pa u ndriçuar deri në fund ngjarjet e Kumanovës, asnjë njeri që ka qenë pjesë e shërbimit të Ivanovit nuk duhet të jetë në krye të institucioneve sensitive prandaj vlerësojmë se Presidenti duhet të mbledhë më tepër informacione dhe të reflektojë mbi vendimin e marrë’-ka reaguar zëvendëskryeministri shqiptar, Bujar Osmani.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto