Vendosni fjalën kyçe....

Tërhiqet nga gara kandidati i Bindjes Demokratike për Kamzën


Një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kandidati i tërhequr është Ylber Gjeta, i cili ishte parashikuar të garonte për partinë e themeluar nga Astrit Patozi në Kamzë.

Gjeta i ka shkruar një leër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku shpjegon se dorëheqja bëhet për shkaqe shëndetësore.

Gjeta është kandidati i tretë që tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale për Bindjen Demokratike pas Salvador Kaçajt në Lezhë dhe Bledar Sinellës në Kavajë.

Kaçaj deklaroi në dorëheqjen e tij se procesi zgjedhor i 30 qershorit është farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës, kurse Sinella në letrën e tij të dorëheqjes shkruan se emri i dërguar në KQZ si kandidat nga Bindja Demokratike ishte bërë pa dakordësinë përfundimtare të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *