Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta takohet me Arta Dadën: Shumë kujtime dhe ide


Presidenti i Republikës Ilir Meta, është takuar me ish-deputeten socialiste Arta Dade dhe botuesin Nikollë Lesi.

Përmes një postimi në rrjetet socviale, Meta shpreh vlerësimin e tij për ish-kolegen, të cilën e quan “Trëndafil”.

Meta shprehet se kanë ndarë shumë kujtime me njëri-tjetrin.

“Bashkë me Nikollën dhe me një Trëndafil që spikat mes trëndafilash, në Spiten, Lezhë. Me Artën sot ndamë shumë kujtime dhe ide”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Arta Dade është një ndër zërat më kritik ndaj Edi Ramës në PS.

Para pak kohësh ish-deputetja dhe ish-ministrja e jashtme, tha se në PS është hequr procesi i zgjedhjeve dhe është zhdukur gara. Ndërsa në një tjetër deklaratë ka thënë se është zhgënjyer shumë nga Rama, që e ka votuar.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet