Templates by BIGtheme NET

Hamilton i pamposhtur, fiton garën e Monakos, Vettel e mbyll i dyti

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Monakos dhe regjistron fitoren e katërt sezonale, duke “vrarë” shumë shpejt garën për titullin kampion në Botërorin e Formulës 1.

Piloti britanik, kampion bote në fuqi, ka triumfuar në fundin e një gare më pak të bezdisshme nga ç’ishte parashikuar, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit, përpara Ferrarit të Vettel dhe Mercedesit tjetër të Bottasit.

Finlandezi, shok skuadre dhe rival për titull njëkohësisht, zbret tashmë në 17 pikë diferencë me kampionin.

Në vendin e katërt u rendit Verstappen, i cili arriti madje të ngjitej deri në vendin e dytë, por u detyrua të zbriste dy vende për shkak të një penalizimi.

Vendi i dytë i Vettelit ishte një “gjysmëbuzëqeshje” për Ferrarin, pasi piloti tjetër Leclerc u tërhoq nga gara, në përpjekje për të rikuperuar disa pozicione, pas paraqitjes jo të mirë në kualifikueset e së shtunës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto