Sfida mes Laçit dhe Tiranës e cila do zhvillohet në Kurbin ku dy skuadrat luftojnë për objektiva të ndryshëm para takimi ka futur në panik ekipet për shkak të mundësisë së moszhvillimit të saj.
Pak para ndeshjes në stadiumin e qytetit të Kurbinit, kjo pasi dy orë para ndeshjes, në stadium nuk ka pasur energji elektrike, dhe po vihej në diskutim zhvillimi apo jo i takimit.
Prandaj është dashur ndërhyrja me të gjitha mundësite e OSHEE e cila ka rregulluar problematikën në rrjetin elektrik.