Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Xibrakë, plagosen 4 persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Xibrakë, ku një automjet ku udhëtonin katër persona është përmbysur në rrugë.

Nga aksidenti nuk ka viktima, por të plagosur kanë mbetur tre pasagjerët dhe shoferi. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet për humbje të kontrollit të automjetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *