Një grua ka mbetur e plagosur rëndë, burri dhe fëmija i tyre u lënduan gjithashtu në një park zbavitës në Kaliforni.
Sikurse shkruan “ABC News”, incidenti ndodhi në “Castle Park” në Riverside.
Zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve në Riverside u thirrën në park në orën 4:37 të mëngjesit, pasi tre anëtarë të një familjeje u hodhën në ujë, pasi diçka shkoi keq me varkën ku kishin hipur dhe ishte përmbysur.
Dëshmitarët thanë se një djalë 10-vjeçar ishte prerë në njërin vesh dhe kishte marrë lëndime në kokë, ndërsa babai i tij pësoi goditje në krah dhe shpinë.
Ndërsa nëna ndodhet në gjendje kritike.