Vendosni fjalën kyçe....

Drogë dhe prostitucion, shkatërrohen dy banda shqiptare në Itali. Sa fitonin në muaj


Policia italiane ka shkatërruar dy banda shqiptare mëngjesin e sotëm, gjatë një operacioni në Modena. Dy bandat merreshin me aktivitetin e prostitucionit dhe trafikun e lëndëve narkotike në vendin fqinj.

Karabinierët kanë vënë në pranga disa shqiptarë, anëtarë të 2 bandave dhe operacioni është ende në zhvillim.

Hetimet kanë zbardhur se ata shfrytëzonin për prostitucion rreth 20 vajza nga Europa Lindore. Pa leje të rregullt qëndrimi e me një biznes përfitimi prej 180 mijë euro në muaj.

Këto dy grupe ishin në rivalitet mes tyre, çka ka sjellë një konflikt me armë zjarri në 15 prill 2018 në Emilia est.

Tridhjetë hetues të ndërhyrjes së Shpejtë dhe njëzet policë nga kuestrura, pesë efektivë nga Reparti i Parandalimit të Krimeve, nga Policia Shkencore, nga Reparti i Bolonjës etj, kanë ndërhyrë në disa apartamente në zonën e San Damaso, rrugën Emila est,  Castelfranco Emilia dhe Rubiera.

Policia e Modenas do të zbardh detajet e këtij operacioni gjatë mesditës në një dalje për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *