Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit nënshkruan me Joviç, sulmuesi më i shtrenjtë në histori


Reali i Madridit ka paguar 70 milionë euro për sulmuesin e Frankfurtit, Luka Joviç, i cili është sulmuesi më i shtrenjtë në historinë e madrilenëve dhe blerja e tretë më e shtrenjtë pas Kristiano Ronaldos dhe Geret Bejlit.

21-vjeçari serb shënoi 27 gola me Frankfurtin në Bundesligën gjermane këtë sezon duke u bërë vendimtar në suksesin e ekipit në kampionat ku u kualifikua në Ligën e Europës si dhe një vend në gjysmëfinalet e kompeticionit në fjalë, ku gjermanët u eliminuan nga Çelsi.

Joviç pritet të kryejë vizitat mjekësore brenda pak ditësh ndërsa ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare me madrilenët. Para se të vinte te Frankfurti, talenti ka qenë pjesë e Crvena Zvezdas në Serbi dhe Benfikës në Portugali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *