Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa ndahet nga i dashuri, Isacc zemërthyer (FOTO)


Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj Isaac Carew, 18 muaj pasi ishin pajtuar. Këngëtarja me origjinë shqiptare, i dha fund lidhjes në fillim të kësaj jave dhe ai i bëri “unfolloë” mbrëmjen e të martës.

Dua filloi të shoqërohej me modelin dhe kuzhinierin britanik në vitin 2013 dhe qëndruan bashkë për tre vjet e gjysmë deri në fillim të vitit 2017.

Dua u kthye sërish me Isaç në janar të vitit 2018, por pas 18 muajsh sëbashku ata janë ndarë sërish.

Një burim tha për gazetën britanike “The Sun” se shkak ishte bërë axhenda e tyre e ngjeshur.

 “Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”-ka thënë një burim afër këngëtares.

Në fakt këtë mund ta kuptosh dhe nga postimet në “Instastory” të Duas dhe Isacc. Këngëtarja publikoi një foto të mikes së saj më të mirë Sarah. “Shoqja ime më e mirë erdhi të kalonte një natë në Paris me mua. Miqtë kur ke më shumë nevojë për ta”, shkroi Dua duke nënkuptuar se po kalonte në një moment të vështirë.

Isacc nga ana tjetër publikoi një foto për të treguar se ishte zemërthyer nga ndarja.  “Prezantim vizual se si ndihem përbrenda”, shkruan Isacc i cili e ka shoqëruar postimin me një zemër të thyer.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *