Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj pas takimit me Merkel: Taksa s’hiqet, marrëveshja me Serbinë në kufijtë ekzistues


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar nga Berlini se taksa ndaj Serbisë nuk do hiqet ende.

Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit me kancelaren gjermane, Merkel, kreu i qeverisë tha se çështja e taksës është diskutuar mirëpo nuk është marrë ende asnjë vendim. Ndërsa theksoi se pozitat e Kosovës janë edhe më të forta pas këtij takimi.

“Mendoj se koha që i është dhënë Kosovës, dëshmon se Kosova është pjesë e agjendës së këtushme dhe është respekt i madh nga Gjermania. Mund të themi se pozicioni i Kosovës është më i fortë se sa që ishte para një ore.“Nuk jemi në një situatë të marrjes së një vendimi për pezullim, është diskutuar për këtë por nuk ka ndonjë përfundim.” – ka thënë Haradinaj.

Më tej ai shtoi se kishte diskutuar me Merkel për marrëveshjen e mundshme me Serbinë, me kushtin që ajo të arrihej në kufijtë ekzistues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *