Templates by BIGtheme NET

Mna.United 90 milionë euro për mbrojtësin e Napolit

Mançester Junajtid kërkon që të ndërtojë një mbrojtje të fortë për sezonin e ardhshëm.

Bisedimet dhe tentativat nuk kanë munguar, ndërsa e fundit është në lidhje me mbrojtësin e Napolit, Kalidu Kulibali. “Djajtë” janë gati të ofrojnë 90 milionë euro për shërbimet e tij, shifër e cila është e lartë, por me shumë mundësi nuk do të pranohet nga presidenti De Laurentis.

Ky i fundit ka treguar “muskujt” edhe për oferta të tjera më të larta. Kulibali u shpall mbrojtësi më i mirë i vitit në kampionatin italian dhe për të ka pasur interesim edhe nga Juventusi.

“Zonja e Vjetër” mendon ta transferojë si një dhuratë për trajnerin e ardhshëm Mauricio Sarri, i cili pritet të zyrtarizohet gjatë këtyre ditëve në kampin bardhezi.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto