Spanjolli Rafael Nadal triumfon për të dytin vit radhazi ndaj austriakut Dominic Thiem në turneun “Roland Garros” në Paris
Rafa ngriti kështu trofeun e 12-ë të turneut “Roland Garros” që ka fituar përgjatë karrierës së tij si profesionist. E deshën 4 sete në këtë ndeshje finale që spanjolli të shpallej kampion megjithëse duhet thënë se Rafa ishte superior në të gjitha drejtimet.
Austriaku Thiem duket se vuajti lodhjen si pasojë e gjysmëfinales së mundimshme përballë serbit, Djokoviç dhe kjo u tregua dhe në setin e fundit.
Rafael Nadal vijon të hyjë më shumë në rreshtat e historisë të tenisit pasi deri tani asnjë nuk kishte fituar më shumë se 11 herë të njëjtin Slam.