Templates by BIGtheme NET

“A të vjell tani?” – Rrjeti tallet me Biden pas postimit me byzylykët e miqësisë me Obamën

Dje  amerikanët festuan “Ditën e miqve më të mirë” dhe Joe Biden u bë objekt talljeje në rrjetet sociale, pas postimit të tij pqë miqësinë me ish-presidentin Barack Obama.

Biden publikoi një byzylyk me gështeta, lule dhe një emoji të qeshur, duke i uruar Obamës: “Gëzuar Ditën e Mikut më të mirë, miku im Barcka Obama.”.

Por kjo nuk u prit mirë në rrjet. Kishte madje nga ata që thonin: “Të vjell tani apo më vonë?”

Sipas komentuesve kjo ishte një përpjekje nga ana e Biden për t’u kujtuar votuesve për marrëdhënien e tij me Obamën, në mënyrë që të mblidhte më shumë mbështetës para zgjedhjeve presidenciale.

 

Kujtojmë se Biden shërbeu si zëvendës president, gjatë të presidencës së Obamës dhe kanë deklaruar shpeshhereë se janë miq shumë të mirë. Ata madje i bënë dhe byzylykë miqësie njëri-tjetrit, por ai që u tall më shumë ishte Biden, i cili u detyrua të thoshte se ishte Obama ai “që i dhuroi atij i pari një byzylyk”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*