Templates by BIGtheme NET

Basha: Socialistët bëjnë bllof, Metën s’e shkarkojnë dot

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat tha se presidentin Ilir Meta nuk do ta shkarkojë dot njeri, ndërsa përmendi si argument mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Basha i quajti blofe të Ramës, iniciativën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi dhe vendosmërinë për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

“Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor dhe nuk do ta shkarkojë kush presidentin. Rama po përpiqet që të bombardojnë opinionin me dy përbetime, se do të i mbajë zgjedhje pa dekret dhe pa pjesëmarrje dhe se do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit. Janë bllofe dhe zhurmë. Rama nuk do që të flitet për Avdylajt, Dakot dhe krimin e drogën, etj. Po kërkon të vendosë në skenë një telenovelë me dramaticiet presidencial dhe zgjedhor. Astrit Avdylajt është kryetari i Durrësit, tatimori dhe doganieri. Ky është fakti dramatik, që provoi shkrirjen e krimit dhe PS-së në një.”, tha Basha.

‘Nuk më takon as mua të gjykoj vendimin e Presidentit, edhe pse e mbështes. Vendimi Kushtetues dhe i përgjegjshëm i presidentit u shërben njerëzve. Ka vetëm një institucion që mund të shprehet Gjykata Kushtetuese, këtë e ka shkatërruar Edi Rama. Në kushtet e sotme nuk ka mundësi për zgjedhje të lira as me 30 qershor, as me 30 korrik dhe as me 30 gusht, jo përpara se të largohet Rama, Dako, Gjiknuri dhe bashkëpunëtorët e tyre të krimit të dalin para drejtësisë për vjedhjen e zgjedhjeve. Përpjekjet tona nuk janë për pazare datash, po betejë për lirinë e votës.”, theksoi kryedemokrati.

 

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*