Templates by BIGtheme NET

Dronë të kontrolluar nga mendja? Pentagoni shpreson të provojë teknologjinë e telepatisë tek njerëzit brenda 4 viteve

Agjencia e ngarkuar nga Pentagoni për zhvillimin e teknologjisë së re për ushtrinë amerikane, thotë se është vetëm disa vite larg fillimit të testeve njerëzore, të një pajisjeje që funksionon me anë të telepatisë.

Profesor Jacob Robinson nga Universiteti Rajs, koordinatori i ekipit hulumtues në Agjencinë e Projekteve të Avancuara Kërkimore të Mbrojtjes (DARPA), tha për Express se ndërfaqja e trurit-kompjuter (BCI) do të ishte në gjendje të komandonte telepatikisht “sistemet aktive të mbrojtjes kibernetike” të mjeteve pa pilot.

Studiuesi vuri në dukje se teknologjia do të hiqte “gjendjen latente të komunikimit” mes mendjes dhe trupit.

DARPA shpreson të fillojë testimin e teknologjisë futuriste tek njerëzit brenda katër viteve të ardhshme. Një pengesë e madhe, sipas Robinson, është marrja e miratimit nga “Food and Drug Administration” (FDA). Profesori theksoi se kufjet nuk do të ishin vetëm për përdorim ushtarak.

“Pas studimeve klinike, ne mund të imagjinojmë që produktet e konsumit të zhvillohen, duke përfshirë një tranzicion tradicional dhe ato kohë zhvillimi mund të shkojnë nga dhjetë deri në njëzet vjet”, tha ai.

Robinson pranoi se gjithmonë ka “shqetësim shtesë” kur qeveria amerikane zhvillon teknologji të cilat kanë potencial për t’u keqpërdorur, por këmbënguli se ka rregulla që sigurojnë që kërkimet e tij nuk shkelin standardet etike.

“Për teknologjinë nervore në veçanti ekzistojnë një sërë udhëzimesh që komuniteti po zhvillon, të quajtura standarde nervore-etike. Dhe ndërsa zhvillojmë këtë teknologji, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me respektimin e etikës se si ta mbrosh këtë teknologji nga keqpërdorimi “.

Zhvillimi i teknologjisë së kontrollit të mendjes është bërë një fokus qendror për DARPA. Pentagoni njoftoi në shkurt se po pranonte propozime për “neuroteknologjinë e gjeneratës së ardhshme” për të ndihmuar në forcimin e hulumtimit të mëparshëm të ndërlidhjes së tij nervore.

Agjencia ka investuar shumë në teknologjitë e trurit që nga 2013 kur zbuloi iniciativën e saj BRAIN (Brain Research through Advancing Innovative Neurotechnologies), e përbërë nga disa programe të dedikuara për të bërë përparime “revolucionare” në neurologji.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto