Templates by BIGtheme NET

Maldini hedh sytë nga Massara për rolin e drejtorit sportiv të klubit

Pas refuzimit të Igli Tares, i cili zgjodhi të qëndronte te Lazio, Paolo Maldini duket se ka identifikuar një tjetër profil për rolin e drejtorit sportiv të Milan. Ish kapiteni i kuqezinjve ka zgjedhur Frederic Massara, i cili sapo dha dorëheqjen nga Roma.

Sipas njoftimeve të ‘Sky Sport’, Maldini po përpiqet të bindë Massara për të filluar aventurën e re me Djallin. Ish-drejtori i Roma  konsiderohet profili i duhur për të rifilluar pas largimit të Leonardo.

Negociatat me ish-verdhekuqin tashmë janë duke u zhvilluar dhe kontaktet e para janë shënjuar: Maldini duket se ka zgjedhur drejtorin e ri sportiv të Milan pas dështimit të pistës, Igli Tare. Me një merkato ende për t’u planifikuar, ndërsa qëndron në pritje të vendimit të UEFA-se, Milan po përpiqet të kompletojë sektori ne tij të menaxhimit.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto