Vendosni fjalën kyçe....

Man.City ofertë faranoike për lojtarin e Benfikës


Duket se skuadra e Mançester Sitit është ajo që po udhëheq garën për talentin e Benfikës, Zhoao Feliks, duke lënë pas për momentin Juventusin apo Mançester Junajtedin.

Së fundmi ‘Qytetarët’ kanë ofruar një rrogë faraonike për Feliks, teksa i kanë ofruar një shifër prej 26 milionë paund në sezon.

Në këtë mënyrë do të jetë e vështirë për klubet e tjera të konkurrojnë me Sitin, ndërsa tashmë ngelet për t’u bindur klubi i Benfikës.

Portugezët kanë vendosur një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh, megjithatë nëse Feliks kërkon të transferohet në Angli, atëherë Benfika mund të ul disi pretendimet në negociatat me Sitin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *