Templates by BIGtheme NET

Tsipras i kërkon Presidentit shpërndarjen e Parlamentit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka kërkuar pasditen e sotme shpërndarjen e Parlamentit.

Kjo gjë erdhi pas rezultatit në zgjedhjet e europiane, ku partia e kryeministrit grek humbi ndaj partisë opozitare Demokracia e Re e Kryriakos Mtsotakis.

Në këtë mënyrë Tsipras takoi presidentin e republikës, Prokopis Pavlopoulos, ku dhe kërkoi shpërndarjen e Parlamentit.

Pavlopulos është shprehur se ka pranuar propozimin e qeverisë, raporton Ekathimerini.

Kujtojmë që mandati i qeverisë Tsipras përfundonte normalisht në muajin Tetor. Por kryeministri grek u detyrua të shkonte në zgjedhje të parakohshme, pas humbjes së thellë në zgjedhjet europiane dhe ato administrative nga demokracia e re e opozitës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto