Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç i kërkon Palmerit t’i bëjë presion Kosovës: Të na hiqet taksa


Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka dhënë hollësi nga takimi me zv.asistent Sekretarin e Shtetit, Mattheë Palmer, në Beograd.

“Kemi biseduar për dialogun e ndalur, mënyrën se si ky dialog duhet të vazhdojë.Pozicionet tona janë të ndryshme. SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, kurse Serbia e konsideron si pjesë e saj. Unë kam lutur Palmerin në emër të Serbisë që ta kuptojë kërkesën tonë për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje”, 0 tha Vuçiç në konferencën për media, shkruan Lajmi.net.

Vuçiç tha gjithashtu se Serbia kërkon që SHBA-ja të bëjë presion për heqjen e taksës së vendosur nga qeveria e Kosovës.

“E kam njoftuar po ashtu se nuk janë të vërteta se Serbia ka shfrytëzuar taksën për të bllokuar dialogun me Kosovën. I jam mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e ofruar për rrugëtimin evropian të Serbisë. Më së tepërmi kemi biseduar për Kosovën, por raportet tona janë të mira dhe mund të përmirësohen edhe më shumë”, shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *