Templates by BIGtheme NET

Ambasadorja e Kosovës sqaron përplasjen me ministrin e Jashtëm serb: Erdhi pas duke ofenduar (VIDEO)

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku është përplasur me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç dje, në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara.

Ministri serb i është afruar nga pas ambasadores shqiptare, e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

 “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i në lëvizjeje secesioniste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, tha ambasadorja Çitaku në seancë.

Daçiç në serbish e ndërpreu ambasadoren, duke i folur nga pas: “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”.

Ambasadorja Çitaku ka folur me mediat në Kosovë për incidentin mes tyre, ku është shprehur se Daçiç kërkonte ta denigronte para miqve ndërkombëtarë.

 “Unë isha e ulur me shpinë dhe (Ministri i Jashtëm serb) Ivica Dacic filloi të flasë pas meje me zë të lartë.

Duke u munduar te me denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë nderkombetarë, zoti Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene”, tha Çitaku, e cila shtoi se ajo vetë nuk reagoi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*