Ka përfunduar Konferenca e Kryetarëve e mbledhur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku është vendosur për të mbajtur të enjten në Parlament një debat 5 orë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Kjo konferencë u mblodh pas vendimit të presidentit për të shfuqizuar dekretin për datën e zgjedhjeve.
Debati mësohet se do të ndahet në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare dhe koha më e gjatë do i takojë grupit të PS.
Maxhoranca ka në dispozicion 170 minuta, ndërsa për deputetët e rinj dhe ata të pavarur do të kenë 130 minuta kohë.
Mirëpo shkarkimi i presidentit nuk bëhet dot, pasi vendimi i Parlamentit duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila është e vetmja që jep verdiktin për shkarkimin ose jo të presidentit, siç thuhet në nenin 90 të Kushtetutës:
Por siç e dimë kjo gjykatë prej dy vitesh nuk funksionon.
Presidenti argumentoi dje arsyet që e çuan drejt marrjes së këtij vendimi, duke përmendur rrezikun që kriza politike në vend ka të përshkallëzohet drejt një konflikti social. Vendimi i tij zemëroi socialistët, aq sa nisën procedurat për shkarkimin e tij.