Templates by BIGtheme NET

Dhe pse pa gjykatë Kushtetuese, socialistët 5 orë debat të enjten për të shkarkuar Metën

Ka përfunduar Konferenca e Kryetarëve e mbledhur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku është vendosur për të mbajtur të enjten në Parlament një debat 5 orë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kjo konferencë u mblodh pas vendimit të presidentit për të shfuqizuar dekretin për datën e zgjedhjeve.

Debati mësohet se do të ndahet në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare dhe  koha më e gjatë do i takojë grupit të PS.

Maxhoranca ka në dispozicion 170 minuta, ndërsa për deputetët e rinj dhe ata të pavarur do të kenë 130 minuta kohë.

Mirëpo shkarkimi i presidentit nuk bëhet dot, pasi vendimi i Parlamentit duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila është e vetmja që jep verdiktin për shkarkimin ose jo të presidentit, siç thuhet në nenin 90 të Kushtetutës:

Por siç e dimë kjo gjykatë prej dy vitesh nuk funksionon.

Presidenti argumentoi dje arsyet që e çuan drejt marrjes së këtij vendimi, duke përmendur rrezikun që kriza politike në vend ka të përshkallëzohet drejt një konflikti social. Vendimi i tij zemëroi socialistët, aq sa nisën procedurat për shkarkimin e tij.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*