Pasi ‘Google’ prishi marrëdhëniet me gjigantin kinez të telekomunikacionit ‘Huawei’ duke e nxjerrë atë jashtë sistemit operativ Android, kompania aziatike po kërkon alternativa për të mbajtur smartfonët e saj në punë.
Një rast i mundshëm thuhet se është gjetur në Rusi.
Muajin e kaluar, ‘Google’ dhe një numër i kompanive të teknologjisë amerikane u ndaluan të bashkëpunonin me Huawei-n dhe korporatat e tjera kineze.
Urdhri i drejtpërdrejtë i presidentit amerikan, Trump, ndalon firmat amerikane nga furnizimi i Huawei-t me pjesë këmbimi ose zgjidhje teknologjike.
Ky hap u zbatua mes shqetësimeve të sigurisë së lartë, pasi Uashingtoni akuzoi kompanitë e teknologjisë kineze se po spiunonin në emër të Pekinit.
Korporata kineze është duke negociuar një zëvendësim për sistemin Android, duke e zëvendësuar atë me sistemin operativ Aurora, që aktualisht është duke u zhvilluar nga firma ruse e platformës mobile me bazë në Moskë, njoftojnë mediat ruse.
Shefi i Huawei-t, Guo Ping, thuhet se diskutoi marrëveshjen e mundshme me ministrin rus të zhvillimit dhe komunikimit digjital, Noskov, përpara Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Petersburg.
“Kina tashmë është duke testuar pajisje me sisteme Aurora të parainstaluara”, tha zyrtari.